Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale i jep subjektit të të dhënave personale të drejtën të dijë se çfarë mbledhin, përpunojnë dhe ruajnë kontrollorët e të dhënave personale rreth tij dhe nëse ata punojnë në mënyrë të ligjshme.
Të dhënat e kontaktit të zyrtarëve të mbrojtjes së të dhënave personale në AGJENCINË E CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË:
Sevgil Murtezi | |
Milena Efremovska | |
+389 (0)2 322 0509 | |
Bul. Goce Dellçev P.N. (Radio Televizioni i Maqedonisë - RTVM, kati i 10-të), 1000 Shkup | |
INFORMACION MBI TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE PERSONALE
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale i jep subjektit të të dhënave personale të drejtën të dijë se çfarë mbledhin, përpunojnë dhe ruajnë kontrollorët e të dhënave personale rreth tij dhe nëse ata punojnë në mënyrë të ligjshme.
AGJENCIA E CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË ruan dhe përpunon vetëm ato të dhëna personale, të parashikuara me ligj, të cilat janë të nevojshme për arritjen e bashkëpunimit dhe komunikimit. Nuk do të ruajë ose përpunojë kategori të tjera të të dhënave personale që nuk i përkasin grupit të specifikuar të të dhënave.
Mbrojtja e të dhënave personale në AGJENCINË E CILËSISË SË ARSIMIT TË LARTË realizohet në dy mënyra:
1. Agjencia e Cilësisë në Arsimin e Lartë duhet të respektojë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili garanton:
- përpunimin e tyre në përputhje me ligjin;
- mbledhjen e tyre për qëllime specifike, të qarta dhe të përcaktuara me ligj;
- përpunimin në përputhje me këto qëllime;
- se janë të përshtatshme, relevante dhe jo të tepruara në lidhje me qëllimet për të cilat mblidhen dhe përpunohen;
- тse janë të sakta, të plota dhe të përditësuara sipas nevojës, duke fshirë ose korrigjuar të dhënat që janë të pasakta ose të paplota; dhe
- ruajtjen në një formë që lejon identifikimin e subjektit të të dhënave personale jo më gjatë se sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat të dhënat mblidhen për përpunim të mëtejshëm.
2. Subjekti i të dhënave personale ka të drejtë:
- të informohet për identitetin e kontrollorit dhe përfaqësuesin e tij;
- të bëjë inspektimin në mbledhjen e të dhënave personale;
- të dijë se cilat të dhëna personale ruhen për të në formë elektronike ose në letër;
- t'i dijë qëllimet e përpunimit të të dhënave të tij personale;
- t'i njohë përdoruesit ose kategoritë e përdoruesve të të dhënave;
- të mos pajtohen me përdorimin e të dhënave për qëllime komerciale ose transferimin e tyre tek palët e treta për qëllime të tilla;
- aksesi dhe korrigjimin e të dhënave.
Nëse kërkesa juaj për të inspektuar mbledhjen e të dhënave personale refuzohet, domethënë ju mohohet e drejta për të hyrë, korrigjuar ose fshirë të dhënat personale, ju keni të drejtë të parashtroni kërkesë në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të konstatuar shkeljen e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale.
SHËNIM: Të drejtat e subjektit për të dhënat personale janë të përcaktuara me nenin 16, 17 dhe 18 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 42/2020).