• contact@akvo.mk
  • +389 (0)2 3114596
  • bul. Goce Dellçev P.N. (RTVM kati i 10-të), Shkup
BORDI PËR VLERËSIM NË ARSIMIN E LARTË

Bordi i Vlerësimit të Arsimit të Lartë është organ kolektiv ekspertësh që:

  • monitoron veprimtarinë e institucioneve të arsimit të lartë që janë akredituar dhe u është lëshuar aktvendim për fillimin e punës;
  • monitoron dhe vlerëson cilësinë e veprimtarisë së arsimit të lartë, punën kërkimore, artistike dhe profesionale të kuadrit akademik të institucioneve të arsimit të lartë, veçanërisht programet e tyre studimore (në përputhje me standardet dhe procedurat e pranuara të udhëzuesit të zbatuara nga Shoqata Evropiane e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë);
  • dhe kryen punë të tjera të përcaktuara me Ligjin për Arsimin e Lartë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018).

Bordi i Vlerësimit përbëhet nga pesëmbëdhjetë anëtarë, përkatësisht:

  • gjashtë anëtarë nga radhët e profesorëve të punësuar në universitetet në Republikën e Maqedonisë, të zgjedhur me votim të fshehtë nga Konferenca Ndëruniversitare,
  • gjashtë anëtarë të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, nga radhët e profesorëve të punësuar në universitetet publike në Republikën e Maqedonisë,
  • një anëtar i emëruar nga organizata më përfaqësuese e punëdhënësve,
  • një anëtar i emëruar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë,
  • një anëtar i zgjedhur nga radhët e studentëve të zgjedhur nga Konferenca Ndëruniversitare.

Midis anëtarëve të Bordit të Vlerësimit të zgjedhur nga Konferenca Ndëruniversitare, duhet të ketë të paktën një anëtar nga radhët e profesorëve nga secila prej gjashtë fushave kërkimorо-shkencore të nivelit të parë sipas klasifikimit ndërkombëtar të Fraskatit (shkencat matematiko-natyrorе; shkencat teknikо-teknologjike; shkencat mjekësore dhe shëndetësia; shkencat bujqësore dhe veterinare; shkencat sociale dhe humane).

Anëtarë të Bordit të Vlerësimit nuk mund të zgjidhen personat e zgjedhur rektor ose prorektor të një universiteti, dekan ose prodekan të një fakulteti, përkatësisht drejtor i shkollës së lartë profesionale, drejtor i institucionit shkencor që ushtron veprimtari të arsimit të lartë, anëtar i Këshilli Kombëtar ose anëtar i Bordit të Akreditimit.

Anëtarët e Bordit të Vlerësimit zgjidhen, përkatësisht emërohen për një periudhë katërvjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Me përjashtim të paragrafit të këtij neni, anëtari i Bordit të Vlerësimit zgjidhet nga radhët e studentëve për një periudhë dyvjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Bordi i Vlerësimit i paraqet Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe Këshillit Nacional raport për punën gjashtëmujore.

 

BORDI I VLERËSIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

 

Nr. Emri dhe mbiemri e-mail
1. Prof. dr. Dimitar Tashkovski
KRYETAR
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
2. Prof. dr. Vedije Ratkoceri
ZËVENDËSKRYETAR
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
3. Akademik Vllado Kambovski Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
4. Prof. dr. Ebrar Ibraimi Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
5. Prof. dr. Srgjan Miqiq Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
6. Prof. dr. Dushko Mukaetov Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
7. Prof. dr. Tatjana Stojanoska Ivanova Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
8. Prof. dr. Boro Xhonov Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
9. Prof. dr. Irina Jolldeska Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
10. Prof. dr. Hristina Spaseska Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
11. Prof. dr. Milla Arapçevska Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
12. Prof. dr. Suzana Aliu Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
13. Svetllana Ristovska Antiq Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
14. Filip Risteski Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.