Misioni dhe veprimtaria e Agjencisë së Cilësisë është zbatimi i sistemit të sigurimit, vlerësimit, zhvillimit dhe avancimit të arsimit të lartë, përkatësisht ruajtjen e standardeve të cilësisë, promovimin dhe përmirësimin e cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre të studimit (në përputhje me standardet dhe procedurat e pranuara të udhëzuesit të aplikuara nga Shoqata Evropiane е Sigurimit të e Cilësisë në Arsimin e Lartë).
Agjencia e Cilësisë zbaton sistemin e sigurimit, vlerësimit, zhvillimit dhe avancimit të arsimit të lartë përmes organeve të agjencisë:
- Bordit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (në tekstin e mëtejmë: Bordit të Akreditimit të Arsimit të Lartë) dhe
- Bordi të Vlerësimin të Arsimit të Lartë (në tekstin e mëtejmë: Bordi i Vlerësimit .
Realizimi i misionit dhe aktivitetit të Agjencisë së Cilësisë është plotësisht i orientuar dhe i organizuar në zbatimin konsekuent të:
- Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- Ligjit për Arsimin e Lartë,
- Programit Nacional për Arsimin e Lartë,
- Programit Nacional për Veprimtari Kërkimore Shkencore,
- Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore,
- Ligjit për Kornizën Nacionale të Kualifikimeve,
- Ligjit për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale,
- Rregulloren për përcaktimin e fushave kërkimoro-shkencore të Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit,
- Rregulloren për kriteret e financimit të arsimit të lartë,
- Rregulloren për kriteret e financimit të veprimtarisë kërkimoro-shkencore,
- Rregulloren për normat dhe standardet e themelimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe kryerjen e veprimtarisë së arsimit të lartë,
- Rregulloren për përmbajtjen e programeve studimore,
- Rregulloren për përcaktimin e emërtimeve profesionalе dhe shkencorе,
- Rregulloren për normat dhe standardet për krijimin e instituteve shkencore dhe kryerjen e veprimtarive kërkimorо-shkencore,
- Listën e përcaktuar të bazave elektronike të revistave (e parashikuar me Ligjin e Arsimit të Lartë),
- Listën e përcaktuar të ngjarjeve relevante të vendit dhe ndërkombëtare në të cilat performancat artistike merren parasysh gjatë akreditimit të mentorëve (e parashikuar me Ligjin e Arsimit të Lartë),
- Fushat dhe programet prioritare për zhvillimin shkencoro-hulumtues dhe teknologjik,
- Programet dhe projektet për bashkëpunim ndërkombëtar dhe aktet e tjera që kanë të bëjnë me arsimin e lartë, marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga shteti dhe politikat e qeverisë në sferën e arsimit.
Bazuar në kriteret e qarta, të dhënat e sakta dhe të besueshme dhe në bazë të rezultateve të vlerësimit, Agjencia e Cilësisë krijon raporte analitike të sistemit të arsimit të lartë, sipas një ose më shumë aspekteve ose treguesve.
Agjencia e Cilësisë zhvillon bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë në vend dhe me institucionet e lidhura me to, organizatat profesionale, institucionet që lidhen me tregun e punës, organizatat studentore, për shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës, duke i përfshirë ato në mënyrë aktive në procesin e veprimtarisë së Agjencisë së Cilësisë.
Agjencia e Cilësisë zhvillon bashkëpunim me rrjetin e agjencive të sigurimit të cilësisë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë dhe ato që operojnë në rangun ndërkombëtar.
Agjencia e Cilësisë, nëpërmjet faqes zyrtare të agjencisë, e informon publikun e gjerë për statusin e institucioneve të arsimit të lartë, programet e akredituara studimore, njësitë e akredituara të institucioneve të arsimit të lartë, institutet shkencore dhe aktvendimet e tyre për fillimin e punës, rezultatet e rangimit, evidencën dhe të dhënat tjera përkatëse në bazën e të dhënave.
ORGANIZIMI I BRENDSHËM I AGJENCISË SË CILËSISË |
Agjencia e Cilësisë së Arsimit të Lartë (ACAL) është organ i pavarur profesional me seli në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
ACAL-i është regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 16 janar të vitit 2020.
Organet e Agjencisë së Cilësisë së Arsimit të Lartë janë:
- Bordi i Akreditimin i Arsimit të Lartë,
- Bordi i Vlerësimit i Arsimit të Lartë dhe
- Drejtori i Agjencisë së Cilësisë së Arsimit të Lartë.
Drejtorin e Agjencisë e emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Drejtori i Agjencisë së Cilësisë së Arsimit të Lartë (ACAL):
- përfaqëson Agjencinë e Cilësisë së Arsimit të Lartë;
- kujdeset për zbatimin e vendimeve dhe aktvendimeve të Bordit të Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Bordit të Vlerësimit të Arsimit të Lartë;
- kujdeset për çështjet materiale dhe financiare të Agjencisë së Cilësisë së Arsimit të Lartë;
- kujdeset për ligjshmërinë në funksionimin e Agjencisë së Cilësisë së Arsimit të Lartë;
- lëshon aktvendime për fillimin e punës në programet studimore të ciklit të parë dhe të dytë;
- dhe çështje të tjera të përcaktuara me Ligjin e Arsimit të Lartë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018) dhe me akt të përgjithshëm.